Në kuadër të agjendës zyrtare për shënimin e Ditës së Çlirimit të Dragashit – 12 Qershorit, diten e djeshme u mbajt Seanca solemne e Kuvendit Komunal, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të qeverisjes lokale, familjarë të dëshmorëve, OVL-UÇK, përfaqësues të institucioneve fetare, të sigurisë, arsimit, si dhe qytetarë të shumtë.
Të pranishëm ishin edhe mysafirë të veçantë nga Komuna e Mavrovës dhe Rostushës në Maqedoninë e Veriut, si dhe Qytetarja e Nderit e Komunës së Dragashit, znj. Janet Reineck.
Në hapje, kryesuesja e Kuvendit, si dhe Kryetari i Komunës, theksuan rëndësinë historike të kësaj date
Me fjalë përshëndetëse u paraqitën edhe përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, përfaqësuesi i familjeve të dëshmorëve, dhe nënkryetari nga radhët e komuniteteve, z. Fejsal Halilović.
Pas përfundimit të seancës, u zhvilluan homazhe te shtatorja e Adem Jasharit, Varrezat e Dëshmorëve në Dragash dhe Buqe, si dhe te pllaka përkujtimore e dëshmorit turk Husein Kutlu.
Aktivitetet vazhduan gjatë ditës me një koncert festiv në sheshin e qytetit, për të kulmuar me garën tradicionale të vrapimit të kuajve në Mejdan të Opojës.Dragashi përkujton Ditën e Çlirimit me Seancë Solemne dhe aktivitete përkujtimore e kulturore