Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, ditën e djeshme në sallën e Asamblesë Komunale u mbajt një ceremoni simbolike në të cilën Kryetari i Komunës, z. Bexhet Xheladini, nderoi me mirënjohje dhe dhurata të gjithë të pensionuarit gjatë vitit 2024–2025 nga radhët e administratës komunale, arsimit dhe shëndetësisë.
Me këtë rast, Kryetari Xheladini shprehu falënderim të veçantë për kontributin shumëvjeçar, përkushtimin dhe ndershmërinë me të cilat këta qytetarë i shërbyen komunës dhe brezave të rinj. Ai theksoi se Komuna e Dragashit do të jetë përherë mirënjohëse për punën dhe trashëgiminë që lanë pas këta zyrtarë.
©TVOPOJA