Në Dragash më 5 Maj, u shënua Dita e Dëshmorëve me një akademi solemne të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Komuna e Dragashit. Ky manifestim përkujtimor u mbajt për të nderuar dhe kujtuar sakrificën e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit.
Në një fjalim të mbajtur gjatë akademisë solemne në Dragash, kryetari i komunës dhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së theksuan rëndësinë e sakrificës së tyre dhe kontributin e palëkundur ndaj lirisë së Kosovës. Po ashtu, përfaqësuesi nga familjet e deshmoreve shprehu respekt dhe mirënjohje për dëshmorët dhe rolin e tyre në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.
Pas përfundimit të akademisë, para te pranishmeve performoi SHKA Bresana me nje program te pasur artistik, ndersa pas manifestimit pjesëmarrësit vazhduan me homazhe në varrezat e dëshmorëve, ku u bënë nderime dhe u vendosën kurora lulesh si shenjë respekti dhe kujtimi për ata që dhanë jetën për vendin.