
Dragash, 28 prill 2025 – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) dhe Komiteti për Komunitete kanë mbajtur sot mbledhjet e tyre të katërta të rregullta për këtë vit, duke shqyrtuar disa pika të rëndësishme të rendit të ditës.
Në kuadër të këtyre mbledhjeve, anëtarët diskutuan dhe miratuan:
1. Procesverbalin nga mbledhja e kaluar;
2. Materialin për seancën e katërt të Kuvendit të Komunës; dhe
3. Çështje të ndryshme nën pikën “Të ndryshme”.
Të gjitha pikat e propozuara të rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash dhe janë rekomanduar për diskutim në seancën e katërt të rregullt të Kuvendit të Komunës së Dragashit për vitin 2025.
Seanca e Kuvendit do të mbahet nesër, të martën më 29 prill 2025, duke filluar nga ora 10:00.