Nxënësit e SHFMU “28 Nëntori” japin mesazh për mbrojtjen e planetit

Aktualitet7 muaj më parë702 shikime

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Tokës, nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “28 Nëntori” në Brodosanë organizuan një sërë veprimtarish edukative dhe sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit raporton Televizioni Opoja.

Pjesë e këtyre aktiviteteve ishin pastrimi i hapësirave përreth shkollës, mbjellja e luleve dhe bimëve dekorative, si dhe krijimi i punimeve artistike nga materiale të riciklueshme. Nën udhëheqjen e mësuesve të tyre, nxënësit shfaqën përkushtim të lartë dhe kreativitet të jashtëzakonshëm, duke përcjellë mesazhin e qartë se secili prej nesh mund të bëjë ndryshimin për mbrojtjen e mjedisit.

Shkolla “28 Nëntori” theksoi angazhimin e saj të palëkundur në edukimin e brezave të rinj me vlera të forta qytetare dhe ndërgjegje mjedisore, duke kontribuar kështu në ruajtjen e natyrës dhe mirëqenien e komunitetit tonë.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...