Ass. Endrit H. Fetahu fiton titullin Doktor i Shkencave Kompjuterike

PersonazheLajme nga Opoja1 year ago1.3K shikime

Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren i është shtuar një tjetër doktor shkence nga radhët e stafit akademik të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.
Endrit Fetahu, staf i rregullt akademik në këtë fakultet, më datën 27 mars 2025 ka përfunduar me sukses studimet e doktoratës në South East European University, duke fituar titullin Doktor i Shkencave Kompjuterike (Dr. Sc). Disertacioni i tij është zhvilluar në kuadër të inteligjencës artificiale, me fokus në aspekte të gjuhësisë kompjuterike.

Dr. Endrit Fetahu është një nga kuadrot e formuar nga Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, ku ka përfunduar të dy ciklet e studimeve bachelor dhe master, në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike. Që prej përfundimit të studimeve, ai është pjesë aktive e stafit akademik të rregullt, ku përveq aktiviteteve të mësimdhënies, aktualisht mban edhe funksione të rëndësishme si Shef për Mësim në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, Këshilltar Akademik si dhe Anëtar i Senatit të Universitetit.

Dr. Fetahu gjithashtu ka kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në procesin mësimor dhe kërkimin shkencor, duke qenë autor i disa punimeve hulumtuese të publikuara në platforma ndërkombëtare dhe pjesëmarrës aktiv në zhvillimin akademik të Fakultetit dhe Universitetit.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...