Inspektoriati në komunen e Dragashit sipas disa burimeve të afërta të TV OPOJA ka hartuar një propozim rregullore për orarët e punës së subjekteve afariste, rregullore kjo e cila pritet shumë shpejt të dorzohet në asamble për miratim njofton TV OPOJA.
Burimet e aferta të TV OPOJA kuptojn se në këtë propozim rregullore në të cilen inspektorati në komunen e Dragashit ka pregaditur do të përfshihen të gjitha binzeset afariste të cilat veprimtarin e tyre e kryejn në territorin e Komunës së Dragashit.
Me këtë rregullore perveç orarit të punës do të miratohën edhe 12 nene tejra nder to edhe “Vendosja e Simboleve Kombëtare gjatë festave”
Vlen të theksohet se në rregullorën të cilen inspektoriati do ta paraqes për miratim para asambleistëve komunal është parapar që së paku një barnatore duhët të kujdestarojë 24 orë, orarin e kujdestarisë do ta pëcaktojnë subjektet afariste te cilat merren me këtë veprimtari se bashku me inspektorin e tregut.
Sipas kësaj rregulloreje restorantet, kafe-baret, dyqanet hoteliere, vetëshërbimet, supermarketet, dyqanet tregtare, mundë të punojnë më gjatë se orari i përcaktuar i punës me këtë rregullore, për zgjatje të orarit të punës, duhet marrë Pëlqim nga Shërbimi i Inspektoriatit.
©TVOPOJA