
Shkolla “Ulina” në fshatin Kosavë, zhvilloi një sërë aktivitetesh për të përkujtuar Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.
Në këtë ditë të veçantë, nxënësit shprehën ndjenjat dhe mirënjohjen e tyre për sakrificën e dëshmorëve përmes artit, eseve dhe aktiviteteve sportive. Në përmbyllje të aktiviteteve, u mbajt një turne futbolli, ku nxënësit treguan frymën e bashkëpunimit dhe shpirtin garues, në një atmosferë të mbushur me entuziazëm dhe respekt për të kaluarën tonë.
Ky organizim jo vetëm që shërbeu si një mënyrë për të kujtuar dhe nderuar sakrificën e dëshmorëve, por edhe për të forcuar ndjenjën e unitetit dhe patriotizmit te të rinjtë.
©TVOPOJA