Diaspora mbështet Xhylferie Bahtijari Beqiri: 1641 vota për të

Politik9 muaj më parë1K shikime

Sot në ora 16:09 edhe zyrtarisht përfundoi numërimi i votave me postë nga QNR. Sipas rezultateve zyrtare, nga votat e diasporës me postë në Komunën e Dragashit, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 518 vota. Në vendin e dytë renditet LDK me 318 vota, ndërsa PDK ka marrë vetëm 105 vota.

Këto rezultate tregojnë një ndryshim të rëndësishëm në renditjen e partive për vendin e dytë në komunën tonë. LDK, me një total prej 2837 votash, ka kaluar PDK-në, e cila me votat e diasporës ka 2686 vota. Ky përmbysje e rezultateve për vendin e dytë tregon një mbështetje të shtuar për LDK-në nga votuesit e diasporës.

Në të njëjtën kohë, Lëvizja Vetëvendosje e ka përforcuar edhe më shumë pozitën e saj si partia e parë në Komunën e Dragashit, duke arritur një total prej 3434 votash. Rezultatet përfundimtare ende priten të certifikohen, por këto shifra tregojnë një panoramë të qartë të përkrahjes së votuesve për partitë në Dragash. Do të vazhdojmë të ndjekim situatën dhe të raportojmë mbi zhvillimet e mëtejshme.

Ndërsa sa i përket votave për kandidatët për deputetë, e preferuara e Opojanëve që jetojnë në diasporë e votuan me postë është Xhylferie Bahtijari Beqiri me 1613 vota, e ndjekur nga Lendrit Iljazi me 551 vota.

Votat me postë për kandidatët e Komunës së Dragashit:

  • Xhylferie Bahtijari Beqiri: 1613
  • Lendrit Iljazi: 551
  • Jetmir Ajdini: 486
  • Qamil Kolloni: 419
  • Faruk Bojaxhi: 159
  • Arijana Qafleshi: 151
  • Vehbi Nazifi: 118
  • Muhidin Xhezairi: 43
  • Shahadin Mejzini: 19
  • Xhemil Sylejmani: 14

Ndërsa nëse i llogarisim edhe votat nga përfaqësitë diplomatike të kandidatëve për deputetë, kjo është renditja:

  • Lendrit Iljazi: 318
  • Jetmir Ajdini: 232
  • Vehbi Nazifi: 32
  • Faruk Bojaxhi: 32
  • Qamil Kolloni: 31
  • Xhylferie Bahtijari Beqiri: 28
  • Arijana Qafleshi: 27
  • Muhidin Xhezairi: 9
  • Xhemil Sylejmani: 4
  • Shahadin Mejzini: 2

Gjatë ditës së nesërme pritet të përfundojë edhe numërimi i votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara, me ç’rast pritet të certifikohen rezultatet përfundimtare nga ana e KQZ.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...