
Kushtrim Berisha, familjar i heroit Ruzhdi Berisha, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani pasi e njëjta ka ndarë medaljen presidenciale të meritave për Ruzhdi Berishën.
“Ne si famlijar, pa dashur të nënvlerësojmë këtë nderim, duhet të themi gjithashtu, se kërkesa ka qenë që Ruzhdi Berisha të shpallet Hero i Kosovës, ashtu siç në fakt e meriton. Medalje e meritave për një dëshmor mendojmë se nuk është në harmoni me statusin dhe kontributin e Tij. Medalje për merita që ke dhënë jetën!! Mund të jep njeriu më shumë se kaq?!
Ruzhdi Berisha gjithë jetën e tij e kishte lidhur me lirinë e Kosovës.
Liria e munguar me vite të tëra, kërkonte gjakun e bijëve të mirë të atdheut. Ruzhdi Berisha ishte i gatshëm gjithmonë për këtë sakrific. Dhe e bëri. Ai me gjas nuk ka nevojë për dekorata, ai është vet dekorat për brezat e ardhshem.
Kosova, shteti ynë, vazhdon t’i ketë përpëlitjet e saj. Neve të gjallëve, shebulli i Ruzhdi Berishës sikurse edhe i të gjithë dëshmorëve tjerë, do duhej të na kthjellë, duhet të na fisnikrojë, që të punojmë për të mirën e vendit tonë, duke lënë anash ndasitë e hasmëritë.
Duajeni Kosovën deri në dhembje, duajeni deri në vdekje”, thuhet në reagimin e familjarit. Insajderi.org
