Lëvizja VETËVENDOSJE! Shpreh Mirënjohje për Banorët e Sharrit

Politik9 muaj më parë164 shikime

Pas publikimit të rezultateve preliminare për komunën e Dragashit nga ana e KQZ, LVV – Dega Sharr falënderon votuesit për mbështetjen dhe besimin e tyre, përmes një postimi në rrjetet sociale në Facebook.
Faleminderim i veçantë për banorët e Sharrit!
Shefi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe njëherit kandidati për deputet, doktor Jetmir Ajdini, shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë qytetarëve të Sharrit për mbështetjen e madhe dhe besimin e dhënë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! si forca e parë politike është dëshmi e qartë se populli zgjedh ndryshimin, zgjedh vizionin dhe angazhimin e palëkundur për drejtësi, barazi dhe zhvillim. Ky sukses është i juaji, i të gjithë atyre që nuk u lodhën duke punuar, duke besuar dhe duke qëndruar të palëkundur për një të ardhme më të mirë.
Faleminderit Sharr, faleminderit për mbështetjen, për votën dhe për besimin tuaj! Rrugëtimi vazhdon me më shumë përkushtim, sepse bashkë, po ndërtojmë të ardhmen që meritojmë!
©TVOPOJA
Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...