LDK e Dragashit Falënderon Votuesit dhe Angazhohet për Një të Ardhme Më të Fortë

Politik9 muaj më parë163 shikime

Pas publikimit të rezultateve preliminare për komunën e Dragashit nga ana e KQZ, Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega Dragash falënderon votuesit për mbështetjen dhe besimin e tyre, përmes një postimi në rrjetet sociale në Facebook.
Të nderuar qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së,
Dega e LDK-së në Dragash falënderon të gjithë votuesit, aktivistët dhe strukturat për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në këto zgjedhje.
Gjithashtu, falënderojmë të gjithë qytetarët për kulturën e lartë demokratike që kanë treguar gjatë fushatës elektorale njëmujore dhe në ditën e votimit.
Urime për fitoren e LDK-së në nëndegët e fshatrave Zaplluxhe, Blaç, Kosavë, Brrut dhe Xërxe.
Qytetarët e Kosovës në këto zgjedhje, përmes votës së tyre na dhanë një rritje, edhe pse ishte e pamjaftueshme për të bërë ndryshime, kjo do të na japë mundësi, qetësi dhe vullnet për të vazhduar tutje për një organizim më të mirë të brendshëm partiak.
LDK e Komunës sonë do të mbetet e përkushtuar që angazhimin e saj politik ta vazhdojë në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe të zhvilluar ekonomikisht, duke dhënë kontributin e vet në të gjitha proceset politike me rëndësi për komunën tonë.
Të dashur qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së, ne do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për përgatitjen dhe forcimin e LDK-së, me qëllim që të përballemi sa më fortë dhe të jemi më të përgatitur për çdo sfidë që na pret në të ardhmen.
Me respekt,
Dega e LDK-së në Dragash
Bexhet Xheladini
Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...