Probleme serioze me energjinë elektrike në të gjithë komunën!
Prodhojmë afër 20 megavat energji elektrike, më shumë se sa konsumojnë qytetarët tanë. Megjithatë, ende ballafaqohemi me tension shumë të ulët të rrymës (50-150V), gjë që po shkakton dëmtime të pajisjeve të amvisërisë dhe pajisjeve të punës së bizneseve.
KKSB apelon tek të gjitha palët përgjegjëse, KEDS, KEK dhe Qeveria e Kosovës që të angazhohen në përmirësimin e kushteve dhe të ofrojnë zgjidhje afatgjate për këtë situatë të krijuar. Ne kërkojmë që për këtë çështje të merren masa sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mos vijë deri te ndonjë përkeqësim i mundshëm i situatës së sigurisë nga qytetarë të pakënaqur.