Sot në komunën e Dragashit u shënua Dita e Mjedrës. Në një takim të përbashkët midis ekspertëve, fermerëve dhe organeve komunale u diskutua për mundësitë e përfitimit të fermerëve dhe rritjen e kapaciteteve të tyre. Ky projekt është mundësuar nga komuna e Dragashit dhe UNDP, dhe realizuar nga Shoqata Hit Berry.

Pjesë e këtij diskutimi ishte kryetari i komunës së bashku me stafin komunal. Në panel ishin ekspertë nga Prishtina dhe Shoqata e Mjedrës së Kosovës, ndër ta Dr. Kujtim Lepaja, Dr. Muzafer Luma dhe z. Naim Krasniqi. Gjithashtu, z. Flamur Sylejmani si zyrtar për bujqësi nga komuna e Dragashit dhe z. Vehap Bajrami si një nga fermerët e parë që u mor me kultivimin e mjedrës në Dragash.

Në këtë panel diskutimi, fermerët patën mundësinë të njihen nga afër me të gjitha mundësitë dhe përparësitë që kanë për kultivimin e mjedrës, si dhe për sëmundjet që mund të shkaktojnë rendiment të dobët, grantet dhe subvencionimet që bëhen nga ministria, dhe shumë çka tjetër. Gjithashtu, nga të pranishmit pati pyetje drejtuar panelistëve të cilat morën përgjigje nga ana e tyre.

Takimin e hapi kryetari i komunës i cili uroi fermerët për këtë ditë dhe njëherësh premtoi mbështetje për ta në të ardhmen, qoftë në formë subvencionimi apo në formate të tjera.

©TVOPOJA