Në agimin e ditës së sotme, një grup prej 66 qytetarëve të komunës së Dragashit u nisën për të kryer kushtin e pestë të fesë Islame. Në një organizim të Këshillit të Bashkësisë Islame të Dragashit, haxhinjtë u mblodhën në xhaminë “Mehmet Kuklibeu” në Bresanë, ku u percollën dhe udhëzuan për procedurat që do t’i ndjekin më tej.

Për t’i përshëndetur haxhinjtë ishte edhe kryetari i komunës së Dragashit, i cili ndau me ta urime të përzemerta. Ndersa kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash dhe sekretari gjithashtu kontribuan në program me fjalime dhe këshilla për haxhinjët, ndërsa programi u pasurua me ilahi dhe lexime nga Kurani.

Ceremonia përfundoi me një lutje të përzemërt nga kryeimami i KBI-së së Dragashit, në prani të një numri të madh të familjarëve dhe qytetarëve, të cilët ishin mbledhur për t’i dërguar përshëndetjet e tyre haxhinjve në këtë udhëtim të veçantë dhe me rëndësi në jetën e tyre.

©TVOPOJA