Sot u manifestua 76 vjetori si dhe dita e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Fetah Sylejmani” në Dragash, programi filloi me homazhe te varri i dëshmorit emrin e të cilit mban kjo shkollë, në varrezat e dëshmorëve në Dragash.

Nxënës dhe mësimdhënës të kësaj shkolle së bashku me familjarë të deshmorit, zyrtarë nga komuna e Dragashit, mysafirë nga Malësia e Madhe dhe shumë struktura tjera nga institucionet dhe organizatat vendore në mënyrë të organizuar bënë homazhe te varri i dëshmorit Fetah Sylejmani.

Manifestimi vazhdoi në oborrin e shkollës, ku para një numri të madh të pranishmëve, drejtori i shkollës z.Flurim Qengaj shprehu respektin më të madh për dëshmorin e kombit, poashtu uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë ditë e shpalosi historikun e shkollës dhe arritjet e saj, një fjal rasti e morën edhe kryetari i komunës si dhe drejtori i arsimit të cilet uruan për këtë dit e shprehën respektin më të madhë për familjen dhe deshmorin Fetah Sylejmani

Urime dhe dhurata sollën edhe mysafirët nga Malësia e Madhe të cilët ishin të pranishëm në manifestimin e sotëm, si dhe uruan nxënësit për ditën e shkollës.

Manifestimi vazhdoi me program artistik të përgaditur posaqërisht për këtë dit, me poezi, kënge e valle të performuara nga nxënësit e shkollës “Fetah Sylejmani”

©TVOPOJA