Në kuadër të manifestimit të 15 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Komunës, në sallën e kuvendit komunal u organizua akademi solemne, pjes e së cilës ishin asambleist e drejtor nga komuna e Dragashit, përfaqësues nga OVL e UÇK-së e familjar të dëshmorëve, përfaqësues nga Bashkësia Islame nga Policia e nga Kfori Turk e poashtu edhe qytetar nga Komuna e Dragashit.
Kjo akademi filloi me himnin kombëtar e shtetëror dhe një minut heshtje në nderim të dëshmorëve, në një fjal rasti kryetari Xheladini shprehi respekte dhe falënderim për të gjith ata që sakrifikuan për lirin e vendit, njëherit falënderoi secilin prej tyre, e uroi për ditën e çlirimit të komunës.
Pas akademis u vazhdua me homazhe në shtatoren e Adem Jasharit, varrezat e dëshmorëve në Dragash dhe në fshatin Buçe, e u vëndosen kurora e lule, pas homazheve manifestimi vazhdoi me program të pasur kulturor e artistik i pergaditur nga SHKA “Bresana” së bashku me këngetar të respektuar nga treva jonë e më gjërë.
©TVOPOJA