Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash ka mbajtur sot një takim me të gjithë imamët e Komunës së Dragashit.
Në këtë takim është diskutuar rreth përgatitjes për muajin e shenjët të Ramazanit ndërsa më shumë ishte edhe një takim këshillues për imamët.
Kryeimami i këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash Xhafer Fejziu për redaksinë e Tv Opoja thot se më tepër ishte një takim këshillues për imamët të cilët do të mbajnë ligjëratat e tyre gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit .
Në këtë takim ishte mysafirë edhe ish sekretari i Bashkisë Islame të Kosovës zotëri Resul ef.Rexhepi./opoja.tv