Sot në ambientet e hotel MEKA u bë organizimi i aksionit humanitar për dhurimin e gjakut një aksion ku morën pjes shum qytetar e puntor të kompanis Meka që gëzojnë shëndet të mirë.

Aksioni humanitar filloi qysh prej orës 13 e zgjati deri pas orës 15 në objektin e Hotel Meka në Dragash, kishte shum të interesuar që morën pjesë në këtë organizim humanitar.

Këti aksioni iu bashkangjiten edhe aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr:

“Është detyrë e jona pikë së pari si qenie humane një aktivitet i tillë, dhe së dyti e jo më pak e rëndësishme, si aktivistë të një organizate politike, pjesë dalluese e së cilës është humaniteti dhe solidariteti kolektiv.”

Dhënien vullnetar të gjakut do të ju dedikohet të sëmurëve të cilët shtrohen në spitalet tona, një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë, e jeta është gjëja më e çmuar që ka njeriu.

©TVOPOJA