Policia jep detaje për aksionin e Drogës në Prizren (FOTO)

KosovaAktuale2 vite më parë22 shikime

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në autostradën Prizren-Veri ka ndaluar dy vetura të dyshuara, ku gjatë kontrollimit ka gjetur 1 qese e plastikës, 1 valixhe me 36 paketime substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, me peshë gjithësej rreth 18 kg.

Policia tutje njofton se gjatë zhvillimit të këtij operacioni në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 1 veturë e tipit Renault me targa vendore, 1 veturë e tipit Audi me targa vendore, 2 telefona mobil, si dhe prova të tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar, ku gjatë kontrollimit të tyre nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim mbi ndalimin e personave, dy të dyshuarve meshkuj/kosovarë u është caktuar masa e ndalimit, ndërsa një person tjetër i dyshuar mashkull/kosovar gjendet në arrati”, shkruhet në njoftim.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...