Gjatë ditës së sotme në oborrin e shkollës “28 Nëntori” në fshatin Brodosanë ka ndodhur një konflikt ku një fëmijë i ka shkaktuar lëndime trupore një personi madhorë.
Ketë rast e ka konfirmuar edhe Vesel Gashi nga Policia e Kosovës për redaksinë e televizionit Opoja.
Rreshter Vesel Gashi thotë se rasti ka ndodhur në ora 12:10 minuta në hyrje te oborrit të shkollës të fshatit ku një fëmijë i ka shkaktuar lëndimë trupore një përsoni madhor. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF në fshat pastaj është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjshëm.
Njësitet relevante po merren me rastin, theksoi ai përcjell televizioni Opoja.