Në të gjithë territorin e Kosovës po mbretëron moti me reshje të dendura të borës dhe me temperatura të ulëta deri në minus 10 grad celsius.
Ashtu edhe në Komunën e Dragashit që nga mbrëmja është duke rënë borë e që shumica e akseve rrugore gjatë natës ishin të bllokuara.
Kjo ka alarmuar borëpastruesit të komunës së Dragashit që të cilët që në orët e para të mëngjesit janë në teren për të hapur të gjitha rrugët kryesore në vend.
Ketë e thotë edhe Brendi Berisha Zyrat për Informim në komunën e Dragashit në një telefonatë me redaksinë tonë.
Që nga orët e para të mëngjesit ekipet e borëpastruesve të komunës së Dragashit janë në terren dhe po punojnë intensivisht për të hapur të gjitha rrugët në komunën tonë.
Zotëri Berisha thotë se të gjitha akset rrugore për momentin janë të hapura dhe nuk ka ndonjë vështirësi për të kaluar në to.
Televizioni Opoja ka siguruar edhe disa pamje gjatë pastrimit të borës!