Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Dragash, ku fitues doli kandidati i LDK-së, Behxhet Xheladini, ka filluar edhe kompletimi i kuvendit komunal dhe drejtorive.

LDK-ja dhe Vetëvendosje kishin nënshkruar një marrëveshje para balotozhit, e cila filloi të zbatohet javën që lamë pas, ku Uran Halimi nga LVV-ja u zgjodh kryesues i kuvendit komunal të Dragashit, kandidatur kjo e përkrahur edhe nga partit minoritare, raporton LAJME365.

Kryetari i ri i Dragashit, Behxhet Xheladini, deri më tani ka zyrtarizuar vetëm drejtorin e Administratës Publike, e ai është Vetim Ramadani, i cili është pjesë e LDK-së.

Xheladini në një intervistë për Radio Sharrin, ka treguar se si do të jetë edhe ndarja e drejtorive në Dragash, ku sipas tij Vetëvendosje do të udhëheq me dy drejtori dhe do të ketë edhe nënkryetarin e komunës, LDK-ja do të udhëheq me tri drejtori dhe partit e komuniteteve do ti udhëheqin tri drejtori të tjera.

Lajme365, nga burimet e saj mbrenda këtyre subjekteve politike, ka mësuar se Levizja Vetëvendosje do ta udhëheq Drejtorinë e Arsimit dhe Drejtorinë e Financave.

Në javën e ardhëshme mund të ketë edhe zyrtarizime rreth drejtorive dhe emrave që do të jenë pjesë e qeverisjes së re në Dragash./Lajme365.com