Në kuadër të projektit të financuar nga Ministria e Infrastrukturës për zgjerimin dhe rregullimin e aksit rrugor nga Zhuri për në Dragash bën pjes edhe aksi rrugor Dragash-Brod si dhe Tyrbe-Zaplluxhe, e në këtë të fundit kanë filluar punimet e projekti është drejt finalizimit të etapës së parë.
Në ditët e fundit kompania e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës ka filluar të bëj gërryerjen e asfaltit të vjetër nga Zaplluxhja deri në Tyrbe, ku do te shtrohët asfalti i ri e në pjesë të ndryshme sipas mundësive rruga do të zgjerohet deri në gjashtë metra.
I kontaktuar nga televizioni Opoja kryetari i komunës zotëri Shabani, theksoi se punimet janë duke shkuar mirë si dhe kontraktori është duke punuar me një intensitet të shtuar të punës për ta përfunduar atë në afatin e paraparë.
Kryetari Shabani nder tjerash shprehet i lumtur që në komunën e Dragashit tani më është hapur edhe një pikë tjetër turistike, e këtë e mundësoi së fundi asfaltimi i rrugës afër 6 km deri tek zona turistike.
Ai thotë se përpos pikës turistike në Brod të Dragashit, vend për atraksion turistik tani më ofron edhe Bjeshka e fshatit Zaplluxhe, apo siç njihet ndryshe “Guri i Zi”.
Nder tjerash Shabani shpreson që deri në përfundim të mandatit të tij të përfundojë edhe ky projekt gjigant për komunën e Dragashit.
Qytetarët e komunës së Dragashit do të ken përfitime të shumta me rregullimin e këtij aksi rrugorë si dhe do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik e turistikë.