Garat e kuajve janë tradit në treven e Opojës, por nga tradita klubi i kuajve Liridona ka arritur në suksese shumë të mëdha brenda dhe jashtë vëndit, trofe e bashkpunime që tregojnë një të ardhe të ndritur për këtë klub.

Garat e vrapimit të kuajve janë një aktivitet mjaft i popullarizuar dhe gjithashtu njihen për nga masoviteti, si ai i garuesve, ashtu edhe i publikut që merr pjesë në numër mjaft të madh dhe atë nga e gjithë Kosova, por edhe vendet e rajonit e më gjerë.

Këto gara janë organizuar gjithmonë e tashme janë kthyer edhe në tradit në trevën e Opojës, gara këto që dhurojn emocion e spektakel para qindra e mijra shikuesve.

Emocionin e këtyre garave banorëve të Opojës ua riktheu klubi i kuajve “Liridona” të cilet që nga viti 2007 organizojn gara të përmasave të mëdha me pjesmarrës nga të gjitha trojet shqipetare por edhe nga i gjithë ballkani.

Klubi i kuajve Liridona është njëri nder klubet më të suksesëshem dhe më të trofeshëm në Kosovë, Shqipëri e më gjerë. Vlen të cekët se ky klub u formua nga familja Salihu nga Bresana e Opojës, familje kjo që njihet për nga tradita e ruajtjes së kuajve për gara qysh nga katragjysherite e deri tek stërniperit.

Në foto Behar Salihu dhe Haxhi Tefiki (trainer)

Ky klub u themelua në vitin 2007 e nga atëher e deri tani kan garuar me 4 kuaj e secili ishte më i suksesëshem se tjetri. Emocionet e para banoreve të Opojës ua dhuroi Danhilli, kali i cili nuk e njihte humbjen pavarsisht tereneve që në atë kohë ishin shumë të vështira dhe jo adekuate, për të vazhduar edhe me kuajt tjer e sukseset vetëm rriteshin.

Diktati ishte kali ndër më të dalluarit që ky klub ka zotruar, nje kalë që i terbonte kundërshtaret me krenarin e karakterin që zotronte, duke i shtuar fizikun e shpejtësin që e bënin një kampion të pa diskutueshëm.

Kronika e Televizionit Opoja për Diktatin: Kronikë për kalin “DIKTAT” në Opojë

Diktati në verë të vitit 2018, pakë javë para garës

Tani klubit të kuajve Liridona i janë shtuar edhe dy kuaj, Corona bas dhe Mister Macsimus, kuaj nga të cilët pritët të vazhdojnë sukseset e Diktatit e pse jo të arrijnë më shumë. Në shtëpin e kampionëve po rritët edhe një mëz gjashtë muajsh Kromi.

Sukseset e këti klubi nuk qendruan brenda Opojës por arritën në Shqipëri, Maqedoni madje edhe në shtetët tjera ballkanike, puna dhe arritja Behar Salihut me kuajt po ben jehonë gjithkund, ai po cilësohët si traineri me i mirë në trojet shqipetare.

Një punë shumë e vështirë e me shumë bariera përgjat rrugës por që në fundë shpërblehët fal vullnetit dhe dashuris për këtë sport, tashmë ky klub po bën namin kudo që shkon, ne si TV Opoja kemi kontaktuar me pronaret e këti klubi më saktësisht me presidentin e klubit z. Durim Salihu e ai na ka treguar më shumë për të ardhmën e këtij sporti në treven tonë.

“Unë presidenti i Klubit të Kuajve “Liridona” kam nis të zhvilloj sportin me kuaj dhe do ta zhvilloj gjithnjë e më fuqishem. Klubi ynë ka arritur suksese në shumë gara në ballkan, synimi im është që ne si klub të zhvillojm gara dhe jasht vendit.

Gjat takimeve me eksperta të këtij sporti në Evropë, klubi ynë arriti marveshje me Athine Hipodroms Jockeyclub.gr dhe Horseraces.gr, bashkpunim ky që do të sjell shumë dhe do të punohët fuqishem për vendin dhe pse jo për kombin.

Një arsye e veqant që mua personalisht më shtyu që të jem afer tyre dhe të fillojm bashkpunimin me ta ishte profesori dhe trajneri më i mirë i gjitha koharave të hipizmit në gara me kuaj Leonard Predi, shqiptari që po e trondit Greqin dhe Evropën me sukseset e ti.

Fal bashkpunimit tani e tutje këto klube do të ken dy trajneret më të mirë të trojeve shqiptare që kanë arritur suksese të mëdha, njëri Leonard Predi e tjetri Behar Salihu, këto klube besojn shumë në punën e këtyre dy profesionistave andaj edhe suksesi nuk do mungoj pse jo edhe jashtë vendit.

Klubi Liridona në bashkpunim me këto klube do të hap dhe shkollën e hipizimit e synojnë të nxjerrin profesionista, kalorës me diploma që do të njihën nga e gjithë bota.

Ne tash si klub kemi fillu projektet tona në bashkpunim me ministrin e sportit dhe komunën në mënyr që sporti me kuaj të zhvillohet më shumë tek ne, në fund ne do të punojm së bashku për ti treguar botës se ne jemi shqipëtar dhe dim ti bejm ëndrrat realitet e të marrim pjes në garen më të madhe në botë “Kentucky Derby” në qytetin e Amerikes Kentucky.”

©TVOPOJA