Boksieri kosovar, Adriatik Selimi do të ngjitet në ring gjatë kësaj fundjave për të realizuar suksesin e radhës.
Me 30 dhjetor ai do të jetë në Sllovaki për tu përballur me boksierin vendas, Henrik Budai, njofton Tv Opoja.
Selimi i cili është i lindur në fshatin Bresanë të komunës së Dragashit por aktivitetin e tij e zhvillon në Austri është i bindur se do të triumfoj kundër sllovakut.
”Jam përgatit për këtë ndeshje maksimalisht dhe shkoj në Sllovaki për të fituar besoj se do ja arrij qëllimit”, thotë Selimi, i cili pret në vitin e ardhshëm të zhvilloj më shumë ndeshje.
Adriatik Selimi me sportin e boksit ka filluar të mirët qysh nga mosha 12 vjeç, kurse gjatë karrierës së tij ka disa ndeshje të suksesshme në amator, kurse suksesi nuk ka munguar as në profesionalizëm.