Shoqata Ekologjike Ambienti për një kohë të gjat po merret me projektin “TRAJTIMI EKOLOGJIK I MBETURINAVE”.

Në kuadër të këti projekti në Dragash u mbajt edhe një takim me zyrtar nga qendra rajonale e mjedisit e nga komuna e Dragashit, pjetar të EKO Regjionit e të Policisë, ku u bisedua rreth zgjedhjes së këti problemi perbrenda komuës sonë.

Kronika e përgaditur nga TV Opoja rreth këti takimi:

Pas përfundimit të këtij takimi aktivitetet në këtë projekt vazhduan nëpër shkollat e komuës sonë ku u bë promovimi i një projeti se si të zgjidhet ky probelm e të kemi një mjedis më të shëndetshëm, ashtu siç është edhe moto e këtij projekti: “Së bashku për një mjedis më të shëndetshëm”

Pas përfundimit të kësaj kampanje kjo shoqat shprehet e kënaqur me interesim e nxënësve për zgjidhjen e problemeve mjedisore.

“Përfundoi me sukses kampanja ,,Trajtimi ekologjik i mbeturinave” në shkollat e komunës së Dragashit, nxënësit shfaqen interesim maksimal pët zgjidhjen e problemeve mjedisore duke reflektuar në akteret mjedisor”

Gati një muaj pas përfundimit të kampanjes sot filloi edhe e ashtuquajtura dita e reflektimit e projektit “TRAJTIMI EKOLOGJIK I MBETURINAVE”, ku u morën aksione si vendosja e shportave për riciklim, dhe pastrimi i ambientit në shkollën “28 Nëntori” në Bresanë.

“Dita e reflektimit të projektit “TRAJTIMI EKOLOGJIK I MBETURINAVE” ishte përplot aktivitete mjedisore, nxënësit dhe mësimdhënësit shfaqën interesim për klasifikimin dhe riciklimin e mbaturinave në kuadër të aktiviteteve edukativo arsimore.”

©TVOPOJA