Libri “Shkrim-Leximi Arab-Kuranor”, i autorit Kasam Muhameti, i cili botohet për të tretën herë, sapo ka dalur nga shtypi dhe falë donatorëve, edhe ky tirazh do të jepet gratis nga autori.

Gjatë përvojës së tij 20 e më shumë vjeçare me vijuesë, autori Kasam Muhameti, arriti të përpilojë një metodë unikate dhe shumë efikase, e cila metodë ka marrë shtrirje thuajse anekënd trojeve shqiptare, dhe është lehtësim për ata që dëshirojnë ta mësojnë “Leximin e Kuranit fisnik”, ndërsa interesimi për këtë libër po shtohet edhe më tepër. Deri më tani janë shpërndarë 2500 kopje nga botimet e kaluara.

Libri “Shkrim-Leximi Arab-Kuranor” për herë të parë u botua me vetfinancim të autorit me tirazh 1000 copë në vitin 2012, numër ky i cilësuar si i mjaftueshëm, pasi që në fillim u mendua të përdoret vetëm nga nxënësit e hoxhës Kasam Muhameti.

Me kalimin e kohës, pas shumë të interesuarve për këtë libër, u pa e nevojshme ribotimi i këtij libri. Pas paraqitjes së disa donatorëve, autori kërkoi që të paraqiten edhe donatorë të tjerë nëpërmjet profilit në facebook. Hiq më shumë se vetëm dy ditë pas këtij shkrimi, autori del me një njoftim zyrtar: “Se është arritë kostoja e botimit edhe për 1000 copë”.

Para ca ditësh, autori paralajmëroi ribotimin e tretë të këtij libri, diku për në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, por gjithçka ndodhi përsëri shpejtë, dhe ka arritur edhe ribotimi i tretë, i cili është gati për ata që e dëshirojnë ta kenë. Të interesuarit mund të kontaktojnë me autorin. Pra, përkujtojmë edhe njëherë se libri është pa pagesë falë donatorëve vullnetmirë.

Gjithashtu, planifikohet që të shtohet ende tirazhi edhe vitin e ardhshëm, pasi që vazhdimisht paraqiten donatorë, që edhe në këtë mënyrë veç të tjerash të bëhen hisetar inshaAllah në sevape.

Në realizimin e këtij libri kanë marrë pjesë:

Autor: Kasam Muhameti
Recensentë: Rustem Spahiu, Flamur Sofiu
Redaktorë: Fadil Hasani, Reshat Mexhiti, Miftar Ajdini
Radhitja komjuterike: Adil Beqaj

©TVOPOJA