Përmbyllet projekti “Promovimi i shkollave pa dhunë”, projekt i organizates Mundësia që ka përfshirë tri komuna të ndryshme ndër to edhe komunën e Dragashit.

Projekt ky i cili mundësoi takime të shumta me nxënës e arsimtar përfundoi me takimin e sotëm, ku morën pjes nxënësit pjesmarrës në këtë projekt e poashtu edhe drejtorët e shkollave nga keto tri komuna.

Në një fjalim mirëseardhës z. Vloran Cenaj falendëron organizatën Mundësia për realizimin e kti projekti e uron edhe projekte tjera në të ardhmën.

Për fund organizata Mundesia dekoroi të gjithë drejtorët e shkollave pjesmarrese e poashtu pasuroi bibliotekat e këtyre shkollave me disa libra.

©  TVOPOJA