Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani priti në takim përfaqësuesit e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – Lino Sciarra, shefi i zyrës rajonale në Pejë dhe
Abedin Lataj, asistent për menaxhimin e programit. Me ç’rast Komuna e Dragashit pranoi edhe një donacion tjetër nga ana e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, kësaj rradhe paisje mbrojtëse për stafin e Komunës.
Donacioni përfshinë: Maska mbrojtëse 2000 copë dhe Doreza 1700 palë për stafin e Komunës së Dragashit në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit COVID – 19.
Pranimi i donacionit u bë nga ana e Kryetarit të Komunës, z. Shaban Shabani ku shfrytëzoi rastin t’i falënderojë mysafirët për përkrahjen e vazhdueshme që Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë i ka ofruar Komunës së Dragashit.