Artistët dhe arti sjellin pozitivitet në botën tonë, edhe tash në kohën e pandemisë Covid-19 ku i tërë globi në pergjithësi u izolua e njerëzit po binin në stres e depresion, ata të cilët as karantina nuk i ndau nga hobi e pasioni ishin si çdo herë artistët, disa me këng në ballkone, disa duke botuar vepra e disa duke pikturuar po sillnin pozitivitet tek ne.
Këtë kohë e ka shfrytezuar më së miri një nxënëse e klasës XII-të e cila gjatë kësaj kohe realizoi shumë vepra arti, vepra të cilat pas insistimit tonë si medium, autorja ka pranuar që para lexuesëve ti prezentoj në formë të ekspozitës.
Era Tytyri nga fshati Kosavë, nxënëse e klasës XII-të në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash.
E pasionuar pas artit qysh në moshë shumë të re, ka filluar të vizatoj që në moshën 9 vjeçare edhe pse nuk është angazhuar shumë në atë kohë, Era na tregon se ka përfituar shumë edhe nga artist të përmasave botërore që vazhdimisht i ka ndjekur me shumë vemëndje në rrjete sociale.
“Unë artin e kam pasion që nga mosha 9 vjeçare kur edhe e kam kuptuar se jam e aftë të vizatoj. Edhe pse nuk jam marr shumë në atë kohë me art, unë vazhdimisht kam pas interesim për të, kam shikuar vepra të artistëve të ndryshëm si dhe kam shikuar tutorial në youtube që më kan ndihemuar shumë.
Nga klasa e 8-të kam filluar të vizatoj rregullisht gjatë kohës së lirë. Fillova të vizatoj me laps e ngjyra të drurit, mirpo me fillimin e shkollës së mesme kam vazhduar të pikturoj edhe në pelhurë, e kryesisht përdori ngjyra akrolik.”
E pyetur nga stafi ynë se si ka ndikuar arti te ajo, dhe se si e mendon të ardhmen në nivelin universitar, Era përgjigjet se deshiron që shkollimin ta vazhdoj si studente e arkitekturës.
“Kam vrejtur se arti të ndihmon në aspekte të ndryshme: të bënë të jesh më kreativ, ndihesh mirë si dhe redukton stresin. Veçanerisht mu më ka ndihmuar që ta kaloj në menyrë të përkryer këtë pandemi, me të cilën po ballafaqohemi edhe sot.
Ndersa sa i përket studimeve, deshira ime është që të vazhdoj studimet në degën e arkitekturës, kjo pasi që është një profesion me të cilin mund të shpreh talentin tim edhe si artiste, e mendoj se mund të kontriboj sado pakë.”
Këto punime që po ju prezentojm më poshtë e që mund ti quajm edhe si ekspozita e parë e Erës, në përgjithesi janë peizazhe të pikuturuara në pelhurë, me shumë ngjyra, frymëzim e jetë:
Pjes e këtij prezentimi janë edhe disa portrete e ilustrime përplot kreativitet e kuptim që Era i ka pikturuar në letër:
Artistët shumë herë zgjedhin që para nesh të prezentojn edhe tema të ndryshme, tema me të cilat ata e paraqesin realitetin e ditëve të sodit, Era me artin e sajë ka prekur edhe tema sociale me një punim që shpjegon shumë mire realitetin e hidhur të rrjeteve sociale dhe bullizmin që përhapin ato:
Televizioni Opoja është dhe do të mbetet një dritare për promovimin e talenteve të trevës sonë, të gjith ata që mendojn se u nevoitet perkrahje mediale të ndihën të lirë të na kontaktojne, …gjithmonë me ju, vetëm për ju…!
©TVOPOJA