Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Fetah Sylejmani” në Dragash është shkollë e plotë nëntvjeqare. Kjo shkollë është themeluar në vitin 1948 nga e cila deri tani kanë dalur gjenerata të tëra kuadrosh të cilët sot janë bartës të detyrave me përgjegjësi në komunën tonë dhe anëkënd Kosovës.
Kjo shkollë nëntvjeqare ka objektin e saj qëndror në Dragash dhe shtatë paralelet e shperndara nëpër shtatë fshatra, tri në të popullatës shqiptare dhe katër të popullata gorane. Këto paralele gjëndën në këto fshatra: Shajne, Rrenc, Xërrxe, Lybevisht, Radeshë, Kukajan dhe Leshtan.
Mësimi në këtë shkollë zhvillohet në dy gjuhë: në gjuhën shqipe dhe atë gorano-boshnjake dhe shkolla punon në dy ndërrime: paradite dhe pasdite. Objekti shkollor edhe pse i vjetër, i plotëson deri diku kushtët për një mbarëvajtje të rregullt të procesit edukativo-arsimor. Sa u perket objekteve shkollore nëpër paralele, është e njejta gjendje si e shkollës qëndrore. Kjo vatër arsimore më emrin e bejtexhiut tonë, funksionon në kohën e diskriminimit të aplikuar ndaj arsimimit shqip në Kosovë dhe në komunën tonë pas vitit 1990, kur për një decenie edhe kjo shkollë si gjithë të tjerat, ishte e detyruar të zhvillojë mësimët në objektët jashtëmësimore nga objekti shkollor amë. Megjithëkëtë, pas perfundimit të luftës në Kosovë, nga përkushtimi i kolektivit, arrihet që të rikthehet gjëndja normale në shkollë, me të cilën tani lirisht mund të krenohën jo vetëm mësimdhënësit e kesaj shkolle, por edhe e gjithë popullata e kesaj ane. Në kërkesën e DKAK-Dragash , Ministria e Arsimit në Prishtinë me datë 29.05.2009 merr vendim për ndërrimin e emërtimit të kësaj shkolle me emrin e dëshmorit të UÇK-së nga fshati Shajne , Fetah Sylejmani i cili ra dëshmor në luftën e fundit në Kosovë .
E një rëndesie të madhe është edhe e dhëna se shkolla jonë nga ”UNICEF-i” është seleksionuar në mesin e 10 shkollave të Kosovës në kuadër të programit të ”Shkollave pilot” si model për kultivimin e punës cilësore edukativo-arsimore.Sipas këtij programi mësimdhënësit tanë janë përfshirë në shumë trajnime të organizuara në metoda bashkëkohore didaktike, e që haptas kjo është reflektuar ne cilësin mësimore të nxënësve.
Shkolla jonë vazhdimisht merr pjesë nepër aktivitetet e ndryshme kulturore dhe edukativo-arsimore që organizohen në komunë e më gjërë, siq janë: Festivali rinor që organizohet çdo vit në komunë, kuizet e ndryshme ,etj.
PORTRETI DHE BIOGRAFIA E DËSHMORIT EMRIN E TË CILIT E MBAN SHKOLLA JONË
Dëshmori Fetah Sylejmani emrin e tëcilit e mban me krenari shkolla jonë, i lindur më 14 gusht 1968 në fshatin Shajne. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse atë të mesme në Prizren. Me rastin e deportimit tonë në Shqipëri, me 1 prill 1999 u kyq në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me shokë e tijë. Në luftimet e ashpëra “Në rrasë të Kosharës” bie heroikisht me 27 prill 1999 duke u varrosur në Bajram Curr, për tu rivarrosur me merita të larta ushtarake në “Varrezat e Dëshmorëve” në Sharr (Dragash).
Data 27 prill është datë zyrtare e festimit të ditës së shkollës.