Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107.313 raste nga 599.859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.241 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.195.

Ndryshe, një ditë më parë është mbajtur takimi konsultues i Asociacionit të Komunave të Kosovës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia ndërsa u bë e ditur të premten pritet të vijnë edhe 100 mijë vaksina antiCOVID-19.

Referuar njoftimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ministri Vitia tha se aktualisht tema kryesore është procesi i vaksinimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100.000 vaksina të reja ku do të nisë procesi i vaksinimit në masë të qytetarëve.