Mbi 1 mijë të burgosur nëpër Qendrat Korrektuese të Kosovës po i kushtojnë shtetit një shumë të madhe parash. Të njëjtëve po u sigurohet edhe kujdesi higjenik dhe shëndetësor.
Megjithë buxhetin modest të Kosovës, të burgosurit që vuajnë dënimet nëpër Qendrat Korrektuese, shtetit po i kushtojnë mjaftë shumë, shkruan lajmi.net.Numri aktual i të burgosurve në Kosovë është 1557.
Kjo është bërë e ditur për lajmi.net nga Jeton Kabashi, zyrtar për informim në Shërbimin Korrektues të Kosovës.Kabashi tutje shton se nga ky numër i përgjithshëm, 35 prej tyre i përkasin moshës së mitur.
E përderisa një qytetar i thjeshtë i Kosovës e kalon diten me një buxhet minimal, një i burgosur shtetit i kushton 28 euro në ditë.Kabashi thotë se në këtë shumë përveq shujtave ditore, përfshihet edhe kujdesi shëndetësor, higjenik dhe shërbime të tjera që i ofrohen një të burgosuri.E ndërkohë që të burgosurve po u ofrohet kujdes i mjaftueshëm nga institucionet e Kosovës, të njëjtit shpeshë herë po kanë probleme me ligjin edhe prapa grilave.Policia e Kosovës jo rrallë në raportet e saja përmend edhe tentativat për të futur substanca narkotike nëpër Qendrat Korrektuese.
Rastet më të shpeshta vërehen në Burgun e Dubravës, teksa nuk ka ndonjë statistikë zyrtare se sa raste të tilla janë evidentuar brenda këtij viti.