
Komuna e Dragashit ka nënshkruar projektin e 12-të të Grantit të Performancës në MAPL, me vlerë prej 205,000 euro, të cilat do të përdoren për realizimin e projektit “Zgjerimi i Rrugës Rrenc deri te Lapidari”. Ky investim pritet të përmirësojë infrastrukturën dhe qarkullimin në zonë, duke sjellë lehtësira për banorët dhe vizitorët.
Ky projekt vjen si zëvendësim i projektit për ndërtimin e deponisë së mbetjeve inerte, i cili ishte planifikuar të realizohej në këtë lokacion, por u kundërshtua nga banorët e fshatit Rrenc. Pas reagimeve të komunitetit, mjetet e planifikuara janë ridrejtuar në një projekt tjetër, që synon të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për banorët e zonës.
Kryetari i Komunës ka falënderuar stafin e GP MAPL-së për profesionalizmin dhe bashkëpunimin gjatë procesit, duke theksuar se ky investim është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit lokal dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.
©TVOPOJA