Zyrtari i Vetëvendosjes në Sharr, Filiz Mustafa, ka reaguar pasi LDK-ja ka thirrur seancë për shkarkimin e kryesusit të Kuvendìt Komunal, Uran Halimi, raporton televizioni Opoja.
Ai thotë se LDK-ja në mes të bashkëpunimut me LVV-në dhe JGP-në, ka zgjedhur këtë të fundit, e që sipas tij ky bashkëpunim është i dëmshëm për komunën e Dragashit dhe Kosovën.
“LDK-ja në Sharr në mes të bashkëpunimit me Lëvizjen VETËVENDOSJE! për të mbrojtur interesat e vendit e të komunës dhe bashkëpunimit me JGP-në për t’i dëmtuar ato, ka zgjedhur këtë të dytën.
Ndonëse nuk besoj që janë të vetëdijshëm për këtë gjë, veprimet e tyre kanë treguar se gjejnë vend vetëm tek interesi për forcimin e strukturave paralele sërbe, që është qëllim hegjemonist sërb gjithsesi.”, ka shkruar Mustafa, përcjell televizioni Opoja.
Ky është reagimi i plotë:
LDK-ja në Sharr në mes të bashkëpunimit me Lëvizjen VETËVENDOSJE! për të mbrojtur interesat e vendit e të komunës dhe bashkëpunimit me JGP-në për t’i dëmtuar ato, ka zgjedhur këtë të dytën.
Ndonëse nuk besoj që janë të vetëdijshëm për këtë gjë, veprimet e tyre kanë treguar se gjejnë vend vetëm tek interesi për forcimin e strukturave paralele sërbe, që është qëllim hegjemonist sërb gjithsesi:
Ndërkohë që qëllimi i Sërbisë është që në komunën e Sharrit nga partitë e komuniteteve të forcohet JGP e cila historikisht ka qëndrime të njëjta e në kundërshtim me kushtetuetshmërinë e Republikës së Kosovës, LDK-ja dhe kryetari i komunës, ish ushtari i UÇK-së, Bexhet Xheladini, ndihmojnë në realizimin e këtij qëllimi. Përjashtojnë nga mundësia e bashkëpunimit partinë më të madhe komunitare VAKAT, manipulojnë me dy nga asambleistët e saj duke bërë pazare individuale për t’i siguruar numrat në Kuvendin Komunal, dhe planifikojnë të qeverisin me JGP-në e cila është ura lidhëse në mes të Sërbisë dhe strukturave paralele të saj në pjesën e Gorës.
Sëfundmi paskan inicuar shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal nga rradhët e Lëvizjes, Uran Halimi. Besoj e shpresoj që partitë opozitare, do t’i prishin matematikat kalkuluese të pushtetit, duke mos votuar për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal.
Këtë qeverisje komunale antikombëtare duhet dhe do ta ndalim.