Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30, ne Rrugën “Muharrem Hoxhaj”, në Prizren, ka ndodhur një therje me thikë, raporton TV Opoja.
Si pasojë e kësaj janë arrestuar dy personat të dyshuar.
“Më 22.06.2022, rreth orës 19:30, ne Rrugën “Muharrem Hoxhaj”, në Prizren, është raportuar se ka ndodhur një rast “Lëndim i rëndë trupor (therrje me thikë).
Patrulla policore ju ka përgjigj rastit dhe aty është kuptuar se pas një fjalosje dhe konfrontimi verbal, ka ardhur deri te përleshja fizike”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton TV Opoja.
Patrullat policore, në koordinim me hetuesin kujdestar dhe prokurorin kujdestar, janë duke ndërmarre veprimet e para hetimore lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit. Njësite policore gjate shqimit dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
· Një gyp të metalit dhe
· Një thikë
Ne lidhje me veprimet policore është e njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij iniciohet rasti dhe dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë. Rasti po hetohet nga sektori rajonal i hetimeve./opoja.tv