Thaçi: Do ta bëj realitet ëndrrën e shqiptarëve të Luginës për t’iu bashkuar Kosovës

KosovaAktuale5 vite më parë33 shikime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me ish-udhëheqësit e luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook

Ai gjithashtu ka shkruar se është ëndërr e çdo shqiptari që jeton në Luginën e Preshevës të bashkohen me Republikën e Kosovës.

Madje, ai ka premtuar se këtë ëndërr të tyre do ta bëjë realitet me vullnetin e tij politik të pandalshëm.

Ky është postimi i tij i plotë:

Një takim miqësor me disa prej ish-udhëheqësve të luftës së UÇPMB-së. Bashkimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës është ëndërr e çdo shqiptari që jeton atje. Këtë ëndërr të tyre, pandalshëm, me vullnet politik punoj që ta bëj realitet!

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...