Derisa në Kosovë papunësia vazhdon të jetë shumë e lartë, në komunën e Ferizajt, janë afro 500 vende të lira të punës.Kështu ka thënë kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një tubim me të rinjtë e kësaj partie.Ai tha se rinia e Kosovës është vetëm kërkuese dhe aspak nuk mundohet të arrijë qëllimet dhe ëndrrat e tyre.
Ai ndërkaq ka motivuar të gjithë të rinjtë të ndjekin programin e qendrave për aftësime profesionale, shkruan KP.“Si është e mundur që sot në Kosovë është një papunësi kaq e madhe, në anën tjetër ka kërkesa për vende të reja të punës. Nuk po largohemi nga Ferizaj, këtu 300-500 vende të punës janë të lira. Nëse pyesim kompanitë, po si janë të lira dhe s’ka punë, se nuk kem djem dhe vajza me zanat. Dhe ajo çfarë ne kemi ardhur për të thënë sot, me kryetarin e degës dhe me ministrin që ka me mbështet këtë projekt, është se në Ferizaj ekziston qendra e aftësimit profesional”.Ndërsa, kryetari i rinisë socialdemokrate, Albert Maxhunaj, tha se në këtë takim janë mbledhur për të konkretizuar platformën e tyre për të rinjtë e Kosovës.
“Ne jemi dëshmitarë, që shumë të rinj e të reja, sot nuk kanë përgatitje profesionale. Jo të gjithë kanë fatin që të kenë një diplomë universitare. Çfarë jemi duke bërë ne që t’i drejtojmë të rinjtë dhe të rejat drejt përgatitjes profesionale. A jemi të gatshëm ne, që të jemi të aftë për punë. Sa djem dhe vajza të reja kemi që nuk janë të aftë për tregun e punës. Fatkeqësisht, ne sot mendojmë që zgjidhjen më e lehtë është që të ulemi dhe të kritikojmë”.