
Më datën 15 korrik 2026 (e mërkurë), në Restelicë do të zhvillohet një stërvitje e planifikuar nga KFOR-i, e cila ka për qëllim ndërhyrjen, shpëtimin dhe evakuimin.
Stërvitja do të mbahet nga ora 10:30 deri në ora 12:30, ndërsa gjatë kësaj kohe njëra korsi e rrugës së Restelicës do të bllokohet për qarkullim për rreth 30 minuta, nga ekipi që vjen prej Pejës.
Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, duke theksuar se ky aktivitet është pjesë e përgatitjeve të rregullta për siguri dhe menaxhim të situatave emergjente.
Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të drejtohen tek institucionet përkatëse.
©TVOPOJA