Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë regjistruar 43 raste të reja pozitive me COVID-19, raporton TV Opoja.

”Nga 275 testime, 43 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312.
Në total numri i rasteve aktive është 154.”, thuhet në njoftim.
Pas rritjes së rasteve pozitive me COVID-19 , gjatë ditëve të fundit në Kosovë, IKSHPK ka apeluar te qytetarët të mbajnë maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohen, për tu mbrojtur nga coronavirusi.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë!
Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!
Kosova shënon këtyre ditëve rritje të rasteve të reja të COVID-19 por fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje.
Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.
IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.
Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.
MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19./opoja.tv