Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, tha se kufizimet në lëvizjen e qytetarëve kanë pasur efektin e duhur dhe kanë shpëtuar jetëra njerëzish.
Por, ai ka apeluar që edhe më tutje të vendosen maskat dhe të ruhet distanca.
“Situata epidemiologjike është më e qëndrueshme. Kemi kaluar nëpër një etapë ku mesi i epidemisë ka qenë në muajin prill. Situata asnjëherë nuk na ka dalë jashtë kontrollit. Unë mund të them se duke mbajtur këtë situatë kemi shpëtuar jetë të njerëzve. Ka qenë e frikshme se ku do të mund të përfundonim po të mos respektonim masat e ISHKPKS-së. Është e mundshme të ndodh edhe faza e dytë e Coronavirusit. I kemi masat adekuate edhe nëse ndodh një gjë e tillë”, tha ai, raporton televizioni Opoja.