Kryetari i Degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dragash, Emri Neshati, ka njoftuar se në protestën e paralajmëruar nga kjo organizat, do të ketë organizim edhe nga qyteti i Dragashit, raporton TVOpoja.

“Te henen ne protest te dashur veteran.
Nisja prej Bresanes ne ora 7 te mengjesit
Me Bres Turs.
Ejani te henen ne protest qe te keni ato vlara per qka kemi luftuar.”, ka shkruar ai.

Protesta e OVL-UÇK-së, do të mbahet ditën e Hënë, në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.

Kjo protest është organizuar pasi veteranët kërkojn nga Kuvendi dhe Qeveria, që edhe kategorit e dala nga lufta të jenë pjesë e pagës minimale në Kosovë, ku pritet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës.

/TVOpoja.tv