Drejtoria e arsimit në Dragash në një njoftim zyrtar dërguar sot në redaksinë e Tv Opoja ka bërë të ditur se Vlerësimi i nxënësve sipas Kornizës së Kurrikulës së Arsimit Parauniversitar të republikës së Kosovës do të me datë 15,16 dhe 17 Maj 2019 në të gjithë komunën e Dragashit njofton Tv Opoja.
Sipas njoftimit të bërë publik nga Drejtoria e Arsimit në Dragash me datë 15 Maj 2019 do të mbahet testi për shkallën e I-kl.2 në lëndët përkatëse: gjuhë shqipe dhe matematikë.
Të nesërmen me datë 16 Maj 2019 do të mbahet testi për shkallën e III-kl.7 në lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze si dhe matematikë.
Dhe ditën e tretë të datës 17 Maj 2019 do të mbahet testi për shkallën V-kl.11 në lëndët përkatëse gjuhë shqipe, gjuhë angleze si dhe matematikë.
Testi është paraparë që të fillojë në orën 10:00 në të gjitha shkollat e komunës së Dragashit njofton Drejtoria e Arsimit në Dragash përcjellë Tv Opoja.