Fatkeqsia natyrore që e goditi Shqipërin po perjetohët rënd edhe nga shqiptarët e Kosovës të cilët jan aktivizuar për të mbledhura ndihma materiale e ushqimore, madje duke ofruar edhe strehim për vllezerit nga Shqipëria këtu në Kosovë.
Këti aktivizimi i jan bashkuar edhe banorët e komunës sonë, qysh diten e djeshme u fillua me grumbullimin e ndihmave e kjo iciativë vazhdoi edhe ditën e sotme në fshatra të ndryshme të Opojës ku janë mbledhur ndihma e jan nisur për në Shqipëri.
Ditën e djeshme ishte paralajmëruar dhe u raportua nga TV OPOJA se edhe Bresana aktivizohet për ti dalur në ndihmë të prekurve nga termeti në Shqipëri.
Kjo inciativ u përkrah më tepër se që ishte menduar nga organizatorët, prej orës 10:00 e deri në orën 15:00 kur edhe u permbyll pranimi i ndihmave, në shtepin e kulturës “Alajdin Xhezairi” u tubuan një numër i madh i ndihmave të ndryshme.
Banorët e fshatrave Bresanë e Kuklibeg por edhe nga fshatrat tjera arritën të grumbullojn një sasi shumë të madhe, e u deshen tri mjete transportuese (kombi) për ti bartur të gjitha.
Vlen të theksohet se u tubuan rreth 700 kilogram miell, gjëra ushqimore, barna e vitamina të ndryshme, e shumë veshmbathje e batanie.
©TVOPOJA