Nëse merr guximin që t’ia fillosh asaj rruge atëherë gjysma e suksesit është arritur, qellimi për një jetë më të mirë!
Ndonjëherë, të gjithëve na ndodh të përjetojmë ndjenjën e pakënaqësisë, mos arritjes dhe mos afirmimit të dëshiruar. Ne e dëshirojmë suksesin, por rruga që na dërgon drejt suksesit është e mbushur me pengesa, vështirësi, sfida e mundime. Natyrisht nëse merr guximin që t’ia fillosh asaj rruge atëherë gjysma e suksesit është arritur.
E tillë ishte rruga dhe shtegëtimi im si student, e tani edhe si pjesë e udhëheqësisë së PDK, konkretisht Anetar i Kryesisë Qendrore në RDK dhe si nënkryetar i RDK-së, dega Dragash.
Aq sa është e madhe barra dhe përgjegjësia për të qenë gjithmonë i gatshëm, i drejtë dhe korrekt, edhe më e madhe është kënaqësia dhe nderi që t’u shërbejë dhe ndihmojë në çdo kohë dhe për çdo gjë shokëve të mi.
Të jesh në nje pozite për mua nuk do të thotë thjesht një titull apo një emërim, por në shenjë modestie do të thotë një shpërblim i punës së palodhshme, për të cilën jo vetëm unë, por besojë edhe çdo kush tjetër do të vepronte dhe punonte në të njëjtën mënyrë. Sa herë që përmendet fjala “të rinjt ” dhe “puna në të mirë për shoqerinë”, nuk kursehem për asgjë, por mundohem që secilën herë të jap më shumë nga vetja ime për t’u ndihmuar , jo në thirrjen si një njeri me pozitë por si mik apo kolegë i tyre.
Padyshim se rëndësia në shoqëri fillon me gjëra të vogla e të thjeshta. Një ndihmë e vogël e dhënë sot, nesër mund të jetë e madhe për çdo kënd. Më e bukura e gjithë kësaj është se kështu fillova dhe unë, me aktivitete dhe ndihma të vogla brenda grupit e gjeneratës sime në fakultet, dhe tani shperblimi dhe besimi si Kryetar i Këshillit të Sudentëve për Fakultetin Ekonomik, cilat dalëngadalë me kalimin e kohës, filluan të zgjerohen, të rriten e të marrin përmasa më të mëdha, falë të cilave gjendem këtu ku jam sot.
Një gjë është e sigurt, se do të vazhdojë të kontribuojë dhe të bëjë përpjekje edhe më të mëdha që gjërat të ndryshojnë gjithmonë në dobi të shoqërisë dhe që në një mënyrë apo në një tjetër unë të jem zëri përfaqësues i tyre dhe së bashku me ta të jemi bashkëudhëtarë në rrugën e dijes, diturisë dhe arsimimit. Ngase vetëm në këtë mënyrë, duke u arsimuar do të arrijmë të bëhemi edhe ne kuadro premtuese në të ardhmen dhe synojmë të ndërtojmë një pasqyrë të denjë për përfaqësimin e vetvetes, subjektit dhe gjithë vendit tonë.
Prandaj, duhet punë dhe vetëm punë për të arritur gjithë suksesin që dëshiron. Mbi të gjitha duhet ta duash punën që e bën, ashtu siç e dua unë punën time dhe t’i kushtosh shumë nga koha jote, të jesh gjithmonë vetja dhe të besosh në vetvete.
Unë jam i hapur dhe mirëpres bashkëpunime dhe iniciativa të reja, sepse secila iniciativë mund të jetë një gur i fortë në murin e së ardhmes tonë.
Sinqerisht!
Rijad Haliti