Sot në të gjitha shkollat e komunës së Dragashit po mbahen Garat Nacionale të Diturisë në formën e testeve për të gjithë nxënësit nga klasa e I-rë deri në klasën e XII-të.
Në këtë mënyrë hapet rruga e mirë, që të mundësohet kalimi i mësimnxënies, nga niveli teorik në një përvojë aktive, që kërkon qasje logjike ndaj problemeve, përballë të cilave do të ekspozohen nxënësit gjatë testimit.
Duke organizuar testin për Garën e Diturisë në të gjitha nivelet e testimit, nxënësit inkurajohen që t’i thellojnë njohuritë e tyre të arritura gjatë shkollimit në nivelet përkatëse.

Me respekt
Drejtori i Arsimit në Dragash
MSc. Vloran Cenaj