Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e takës doganore 100% për produktet serbe dhe boshnjake ka reaguar edhe Vjekoslav Vukoviq, nënkryetar i Dhomës së Tregtisë së Jashtme të Bosnjës.Ai ka thënë se me këtë vendim rrezikohen 10,000 vende pune në Bosnje.
”10,000 vende pune janë kërcënuar në Bosnje pasi Kosova ka vendosur taksë 100 për qind për mallrat nga Bosnja. Eksportet nga Bosnja në vendet e CEFTA-s përfaqësojnë 15 përqind të eksportit të përgjithshëm ndërsa Kosova përfaqëson vetëm 4 përqind të eksportit boshnjak në vendet e CEFTA-s”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp në Sarajevë.