Jo shpesh rastis të gjendesh në mesin e një numri të madh të luftetarëve të ushtrisë më të lavdishme të shekullit XX, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Bisedat që ata zhvillonin ndërmjet vete teksa po presin përgjigjje për kërkesat e tyre, ishin për vuajtje; brenga; kujtime nga vitet e luftës; tek disa vrehej zgënjimi i papërshkrueshëm për gjendjen në të cilën i ka lënë shteti dhe shoqëria jonë për fat të keq.
Tregimet e tyre për betejat e zhvilluara, ato lotë për shokët e vrarë para syve të tyre në betejë, krenaria për uniformën që e kanë mbajtur veshur, plagët e marra gjatë betejave të gjata, të gjitha këto që sot dëgjoheshin janë vetëm krenari e frymëzim për të gjitha ata që e kuptojnë vlerën e tyre të shenjtë.
Disa të veshur me uniformën e njëjtë që e kishin qysh para 23 viteve, u rrinte aq bukur sa nuk ka fjalë të duhur për ta përshkruar.
Më e bukura nga të gjithë ato që kam parë e dëgjuar sot ishte biseda ndërmjet dy shokëve që po e citoj këtu;
+A po e sheh bre vlla qysh po na detyrojnë me ardh këtu, po nuk e kemi pritë që shteti jonë me na kthye kështu.
-Që besa bre vlla nuk e kemi pritë, po të jetë nevoja prapë e veshi uniformën e dal në mal për këtë vend.
+Për tokën që shokët tonë e lanë me gjakë, për hir të tyre e të fëmijeve prapë pa mendue dy herë do të dal në mal.
Shtrëngimi i duarve pas këtyre fjalëve ishte aq i fort sikur të lidhej besë për jetë a vdekje. Dhe menjëherë filluan brohorimat që nuk ndalëshin për asnjë moment; UÇK, UÇK, UÇK.
Nese ne do t’i harrojmë vuajtjet dhe mundin e tyre, ata këtë nuk kanë për të na falur kurr!
Ju jeni Krenari e vendit!