Ka filluar me 20 minuta vonesë mbledhja e Kuvendit Komunal të Dragashit, raporton TV Opoja.
Me 26 vota pro, me asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar edhe rendi i ditës me këto pika:
- Miratimi i procesverbaleve (VI dhe VII) nga mbledhjet e kaluara,
- Miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2023-205,
- Propozim vendim për plotësimin e Komitetit për Politik dhe Financa,
- Miratimi i Planit të Punës së KKSB-së për vitin 2022,
- Formimi i komisionit për zgjedhjen e Këshillave lokal të fshatrave,
- Propozim vendim për themelimin e vend gjuetisë së përbashkët në komunën e Dragashit,
- Propozim vendim për lejimin e ndërtimit të Stadiumit në fsh. Blaç,
- Eventuale.